LAJMI I FUNDIT:

Suspendohet nga puna inspektori tatimor për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Suspendohet nga puna inspektori tatimor për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se bazuar në informatat e pranuara nga organet kompetente dhe duke u mbështetur në nenin 69 të Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës, ka marrë vendim të pezulloj nga marrëdhënia e punës një inspekton tatimor.

Sipas ATK-së, kjo është bërë pasi inspektori ka keqpërdor pozitën dhe autoritetit zyrtar, si dhe marrje të ryshfetit.


“Rast në fjalë nga Divizioni i Standardeve Profesionale i ATK-së është dërguar në Drejtorin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Policin e Kosovës me datë 11.12.2019. Menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale, do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë”, thuhet në njoftim.

Në fund, ATK fton qytetarët që për çdo rast të keqpërdorimit të detyrës zyrtare të raportojnë përmes linjës pa-pagës 0800 80 800. /Telegrafi/