LAJMI I FUNDIT:

Suso: Atletico Madridi më kërkoi, dy herë kisha mundësi të kthehesha në Spanjë

Suso: Atletico Madridi më kërkoi, dy herë kisha mundësi të kthehesha në Spanjë
Suso (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Ylli i Milanit, Suso ka pranuar se ka pasur kontakte me Atletico Madridin dhe se ai mund të kthehej në Spanjë në secilën nga dy verat e fundit.

Suso ka një klauzolë lirimi prej 38 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila është e vlefshme për klubet e huaja në dy javët e para të korrikut.

Zërat për një largim nga San Siro nuk janë ndalur asnjëherë dhe njërën nga ofertat e ka zbuluar edhe vet Suso.


Maurizio Sarri ka një plan të veçantë për Suson
Lexo po ashtu Maurizio Sarri ka një plan të veçantë për Suson

“Është e vërtetë, ka pasur kontakte me Atletico Madridin”, ka thënë fillimisht Suso për Radio Es.

“Në dy verat e fundit unë kam pasur mundësi për t’u kthyer në Spanjë”, përfundoi ylli i Milanit.

Ndryshe, Suso është lojtari më i rëndësishëm i Milanit në dy sezonet e fundit.

Suso i lumtur te Milani, por i pëlqejnë zërat që e lidhin me Realin
Lexo po ashtu Suso i lumtur te Milani, por i pëlqejnë zërat që e lidhin me Realin

Në këtë sezon, sulmuesi anësor spanjoll ka pesë gola dhe tetë asistime në 15 ndeshjet deri më tani.

Interesim për yllin e Rossonërëve kanë shprehur edhe Chelsea dhe Real Madridi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Premier League
Tango argjentinase shtyn Prishtinën e Re drejt Superligës – Agustin Rojas, lojtari që po shkëlqen në Ligën e Parë

Tango argjentinase shtyn Prishtinën e Re drejt Superligës – Agustin Rojas, lojtari që po shkëlqen në Ligën e Parë

Liga e Parë
Bërthama e besnikëve: Si po përpiqet Thiago Motta të ndryshojë fatin e Juventusit

Bërthama e besnikëve: Si po përpiqet Thiago Motta të ndryshojë fatin e Juventusit

Serie A
Kalo në kategori