“Do t’i them secilit që do ta fitojë shoun britanik se ne i garantojmë vend në spektaklet në Amerikë. Mendoj se kjo është një nxitje e madhe”, ka thënë Cowell.

Cowell po ashtu ka thënë se Susan nuk i kishte lënë përshtypje në pamje të parë, me flokët e saj të lyera dhe veshjen e thjeshtë.

“Unë dhe ajo duhet të bëjmë ca biseda në ditët e ardhshme. Gjëja që më pëlqeu është fakti se ajo nuk është e vetëdijshme se si duket dhe kjo nuk e shqetëson atë. Susan ka katër javë të përgatitet për natën më të madhe në jetën e saj. Ajo duhet të këndojë më mirë se që ka kënduar ndonjëherë më parë”, ka shtuar Simon Cowell.

Në vazhdim debutimi befasues i Susan Boyle në shoun britanik: