Gjykata Supreme ka hedhur poshtë kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për anulimin e votave më postë për subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidatët e saj.
E ndaj këtij vendimi të Supremes, ka reaguar zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu i cili e ka konsideruar këtë vendim si të padrejtë dhe të politizuar.
Sallahu, theksoi se ky vendim është një veprim i qartë politik dhe jo juridik.
“Gjykata Supreme sot ka marrë vendim që të hedh poshtë ankesën tonë në lidhje me procesin e votimin përmes postës. Pra, jemi në kohën kur Prokuroria fillon hetimet në lidhje me dyshimet e bazuara për këtë proces dhe Supremja që hedh poshtë ankesën mbi këto”, ka thënë Sallahu.
Ai ka theksuar se ka informacione të brendshme që tregojnë se diskutimi në Gjykatën Supreme ka qenë më shumë politik se sa juridik, duke sugjeruar se vendimi është marrë në një kuadër politik dhe jo të bazuar në parime ligjore.
“Kemi informacione nga brenda se diskutimi përgjatë vendimit në Supreme ka qenë kryekëput politik dhe larg të qenit juridik e ligjor, gjë që tregon pak a shumë për natyrën e vendimit.”, ka shkruar Sallahu.
Sallahu ka theksuar se si LVV janë të vendosur të vazhdojnë me hapat ligjorë për të kërkuar drejtësi.
“Si Lëvizje VETËVENDOSJE! do të ndjekim të gjitha hallkat ligjore në mënyrë që të sjellim drejtësi për këtë skemë krimi e manipulimi,” shtoi ai.
Sallahu tregoi se do të parashtrojnë kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar një masë të përkohshme ndaj “një vendimi absurd dhe të ndikueshëm politikisht.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Konjufca ia kërkoi votën për Qeverinë, Geci publikon bisedën: Kurti ta fshijë postimin e të kërkojë falje dhe hajde flasim me vëllezër

Dëmtimi i veturës, Hajdari: Konsideroj se lidhet me punën time në QKUK, nuk kam asnjë problem personal

Sëmundja Ethet Hemorragjike Krime-Kong, AUV del me një sqarim

A është ndër zyrtarët më të pasur në vend - kjo është pasuria e Emanuel Bajrës, kryetar i Bordit të Trustit Pensional të Kosovës

Deputetët e legjislaturës së nëntë pagën e prillit do ta marrin bashkë me atë të muajit maj

11 vjet burgim dhe 8 mijë euro gjobë ndaj dy ish-hetuesve të akuzuar për korrupsion

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Konjufca ia kërkoi votën për Qeverinë, Geci publikon bisedën: Kurti ta fshijë postimin e të kërkojë falje dhe hajde flasim me vëllezër

Heshtja merr fund, vjen reagimi i Vesa Lumës pas spekulimeve për ndarjen nga Big Basta

Putin refuzon kompromisin, kërkon territore shtesë

Bajqinovci: Brenda 10 ditësh do të konstituohet Kuvendi

Notat e lojtarëve, Arsenal 0-1 PSG: Marquinhos top, Martinelli dobët

'Eurovision 2025' ndalon flamujt e komunitetit LGBTQ+ në skenë – lejohet vetëm flamuri zyrtar i shtetit përfaqësues