LAJMI I FUNDIT:

Supremja i hap rrugë gjykimit të Enver Hasanit (Video)

Supremja i hap rrugë gjykimit të Enver Hasanit (Video)

Gjykata Supreme përfundimisht i ka dhënë dritën e gjelbër vazhdimit të gjykimit për keqpërdorime dhe falsifikim ndaj ish-kreut të Kushtetueses Enver Hasani.

Në vendimin të cilin e ka siguruar KALLXO.com Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e avokatit të Enver Hasanit, Bajram Tmavës për mbrojtje të ligjshmërisë, në rastin ku Enver Hasani po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare si kryetar i Gjykatës Kushtetuese.


Lajmin për KALLXO.com e konfirmuar edhe Antigona Uka zyrtare për informim në Gjykatën Supreme të Kosovës“Të njoftoj se për rastin në fjalë është vendosur. Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë është hedhur si e palejueshme dhe lënda është kthyer në Gjykatë Themelore (Prishtinë) më 12 prill 2016,” thuhet në përgjigjen e Ukës.

Refuzimin e kërkesës për KALLXO.com e konfirmoi edhe avokati Tmava.

“Kërkesa jonë është refuzuar si jo-lëndore, ne do t’i kërkojmë Gjykatës Themelore caktimin e gjykimit,” tha Tmava.

Rastin në Supreme e kishte dërguar avokati i Hasanit, Bajram Tmava, i cili ishte i pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit. Kjo e fundit e kishte vlerësuar jolëndor vendimin e Gjykatës Themelore, me të cilin ishte refuzuar kërkesa e prokurorisë për mundësi të veçantë hetuese.

Prokuroria Speciale e Kosovës në kuadër të hetimeve të saj ndaj Enver Hasanit, në prill të vitit të kaluar kishte kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë një leje të veçantë për të intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve anëtarë të Gjykatës Kushtetuese nën imunitet.

Gjykata Themelore në dhjetor të vitit të kaluar kishte vendosur lidhur me këtë kërkesë të Prokurorisë, duke e refuzuar atë dhe njëkohësisht duke njohur imunitetin funksional të Enver Hasanit.

Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë ishte marrë në dhjetor 2015, ndërsa i njëjti është dorëzuar në prokurori tek më 1 shkurt 2016. Në ndërkohë, pa e pranuar këtë vendim, më 13 janar 2016 Prokuroria Speciale ngriti aktakuzën ndaj Enver Hasanit.

Kundër vendimit të Gjykatës Themelore, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, e cila e kishte aprovuar, duke ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore dhe duke e cilësuar jolëndor aktvendimin e tyre.

Hasani akuzohet nga Prokuroria Speciale për dy vepra penale – keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe falsifikim i dokumentit.

Sipas aktakuzës, Enver Hasani në mënyrë të kundërligjshme në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese vendosi në lidhje me dekretin e Presidentes që kishte të bënte me vazhdimin e mandatit për tre gjyqtarët ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithnjë sipas aktakuzës, në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentes rreth vazhdimit të mandatit të 3 gjyqtarëve ndërkombëtarë, Hasani ka shënuar edhe emrin e gjyqtarit Robert Carolan, edhe pse ky gjyqtar nuk kishte marrë pjesë në shqyrtimin e kësaj çështjeje, ngase bëhej fjalë edhe për vazhdimin e mandatit të tij.

Për aktakuzën ndaj Hasanit u bë debat në janar të këtij viti në Emisionin “Jeta në Kosovë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori