LAJMI I FUNDIT:

Suplementet më të mira për sy: Vitamina vitale për mirëmbajtjen e shikimit

Suplementet më të mira për sy: Vitamina vitale për mirëmbajtjen e shikimit

Sytë janë shumë të rëndësishëm, ndërkaq mos kujdesi ndaj tyre mund të rezultojë në humbje të shikimit.

Është e rëndësishme të bëni kontrolle të shpeshta të syve sepse, edhe nëse nuk keni dhimbje, sytë mund të kenë probleme të ndryshme, transmeton Telegrafi.


Një shumëllojshmëri vitaminash dhe mineralesh janë vitale për mirëmbajtjen e funksionit të trupit. Kur është fjala për sytë, vitamina E është kryesorja.

Vitamina E është e rëndësishme për një sistem të fortë të imunitetit, ndërkaq, sipas ‘Holland and Barrett’, ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës dhe syve.

Nga studimet me mijëra persona, ekspertët kanë treguar se konsumimi i rregullt i vitaminës E, por bashkë me nutrientë tjerë të quajtur ‘AREDS’, e redukton dukshëm rrezikun e progresit të avancimit të degjenerimit makular.

Studime tjera sugjerojnë se dietat me sasi të lartë të vitaminës E mund të ndihmojnë në parandalimin e kataraktit.

Rekomandohet që meshkujt në baza ditore t’i konsumojnë 4mg vitaminë E, ndërkaq femrat 3mg.

Përveç vitaminës E, edhe vitamina D konsiderohet kruciale për mirëmbajtjen e shëndetit të syve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori