Marrja e vitaminave përmes pilulave dhe suplementet tjera nuk e parandalojnë depresionin, por adaptimi i shprehive më të mira të ushqimit mund të ndihmojnë, thonë hulumtimet e reja.
Ky studim ka përfshirë më shumë se 1,000 persona mbipeshë në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Gjermani dhe Spanjë të cilët kishin qenë të rrezikuar nga depresioni, por që nuk kishin qenë ende të diagnostikuar me atë sëmundje, transmeton Telegrafi.
Fillimisht hulumtuesit kanë cekur se pesha e tepërt shpeshherë është e ndërlidhur me depresion.
Gjysma e pjesëmarrësve të këtij studimi kishin marrë çdo ditë suplemente që përmbajnë acid folik, vitaminë D, omega-3, zink dhe selen. Gjysma tjetër kishin përdorur vetëm pilula placebo (hapa pa asnjë efekt).
Gjysma e tyre gjithashtu kishin kufizuar ushqimet e pashëndetshme dhe kishin ndjekur një dietë të shëndetshme të stilit mesdhetar.
Pas një viti, hulumtuesit kishin zbuluar se suplementet nuk funksionojnë aspak më mirë sesa pilulat placebo për largimin e depresionit.
Veç kësaj, terapitë këshilluese nuk është se kishin qenë edhe aq efikase, megjithëse kanë ndihmuar në parandalimin e depresionit te pjesëmarrësit pas një sasie të rekomanduar sesioneve.
Kjo sugjeron se terapitë funksionojnë vetëm nëse njerëzit e marrin “dozën” adekuate të terapisë dhe bëjnë ndryshime drastike në dietë.
Vlen të ceket se ky studim është publikuar me 5 mars në revistën “Journal of the American Medical Association”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi