LAJMI I FUNDIT:

Supervetura që shitet vetëm me bitcoin

Supervetura që shitet vetëm me bitcoin

Një pronar i paidentifikuar i superautomobilit McLaren 720S të vitit 2017 ka njoftuar fansat e tij në faqen Craiglist, se është i gatshëm ta shesë atë vetëm me bitcoin.

McLaren me ngjyrë portokalli ka kaluar vetëm 1.200 kilometra dhe pronari i tij e ka vlerësuar me 25 bitcoin.


Sipas vlerës së bitcoin, i cili ndryshon pothuajse vazhdimisht, vetura kushton rreth 472.000 dollarë.  Blerësit e interesuar për të shikuar veturën duhet të paguajnë depozitë në vlerën 0,00001 bitcoin.

McLaren 720S është lansuar në mars të këtij viti si pasues i modelit 650S nga seria super sport. Ka motor 4.0 litra V8 me 720 kuaj fuqi.

Nëse arrin ta shesë, pronari i këtij McLaren nuk do të jetë i pari që merr bitcoin për automobil. Kohë më parë një investues kinez ka paguar 5,3 milionë dollarë në litecoin për bolidin  Formula 1 nga viti 2016.

Ndryshe, javën e kaluar bitcoin ka arritur vlerën 19.500 dollarë dhe analistët parashikojnë rritje deri në 50.000 dollarë. /kp/

Në trend Auto

Më shumë
Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Auto
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Kalo në kategori