LAJMI I FUNDIT:

Superliga Evropiane ‘nuk ka mbaruar’: Florentino Perez dëshiron të padisë UEFA-n

Superliga Evropiane ‘nuk ka mbaruar’: Florentino Perez dëshiron të padisë UEFA-n

Projekti i Superligës Evropiane thuhet se nuk ka mbaruar dhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, synon të padisë UEFA-n.

Gara e shkëputur e klubeve evropiane u shpall pikërisht një javë më parë dhe krijoi një tërmet në botën e futbollit.

Projekti dështoi brenda 48 orësh me gjashtë klubet e Ligës Premier që njoftuan tërheqjen e tyre të martën, ndërsa më pas u ndoqëen edhe nga Interi dhe Atletico Madridit.


Zbulohen detaje nga përfitimet në Superligën Evropiane – Barcelona dhe Reali më të paguarat, Juventusi dyfish më shumë se Interi dhe Milani
Lexo po ashtu Zbulohen detaje nga përfitimet në Superligën Evropiane – Barcelona dhe Reali më të paguarat, Juventusi dyfish më shumë se Interi dhe Milani

Megjithatë, sipas mediumit italian Corriere della Sera, historia është larg nga të mbaruarit.

Juventusi, Milani, Real Madridi dhe Barcelona nuk e kanë lënë zyrtarisht garën pasi ata mund të padisin ata që kanë lënë projektin, shpjegon The Financial Times.

Ndërsa Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin këmbëngul që klubet e shkëputura mund të përballen me sanksione, Florentino Perez konsideron të padisë organin drejtues të futbollit evropian.

Florentino beson se UEFA nuk mund të veprojë si organizatorët dhe rregullatorët e garave evropiane dhe thuhet se dëshiron të paraqesë një ankesë anti-trust.

“Të gjithë duhet të marrin pasoja për atë që bënë”, Ceferin refuzon të përjashtojë sanksionet kundër klubeve që themeluan Superligën Evropiane
Lexo po ashtu “Të gjithë duhet të marrin pasoja për atë që bënë”, Ceferin refuzon të përjashtojë sanksionet kundër klubeve që themeluan Superligën Evropiane

Ai beson se UEFA ka një monopol dhe po i pengon klubet të krijojnë turne alternative.

Sipas raportit, Kompania Evropiane e Superligës Evropiane me qendër në Madrid nuk është shpërbërë dhe të paktën katër klube janë ende pjesë e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori