Superkompjuteri zbulon shanset e ekipeve për të fituar Ligën e Evropës – shumë befasi në mesin e favoritëve

Liga Evropës u rikthye me një zhurmë javën e kaluar dhe tani është radha e Ligës së Evropës, garës së dytë më të madhe të ekipeve evropiane, që merr në qendër skenën me një program të ngjeshur të ndeshjeve të xhiros së parë sot (e mërkurë) dhe nesër (e enjte).
Njësoj si me Ligën e Kampionëve, kjo nuk është e njëjta Ligë e Evropës që kemi parë më parë. Turneu është rritur nga 32 në 36 ekipe dhe formati është dukshëm i ndryshëm, duke pasqyruar një pamje të re.
Faza e mëparshme e grupeve me katër skuadra në tetë grupe nuk është më, e zëvendësuar nga një fazë lige në të cilën të gjitha klubet do të luajnë tetë ndeshje – dy më shumë se më parë dhe do të renditen në një tabelë të vetme me 36 ekipe.
Një ndryshim tjetër vendimtar është se 36 skuadrat që shihni në garë në ndeshjen e parë janë klubet e vetme që do të konkurrojnë në edicionin 2024-2025. Kjo është e drejtë, nuk ka më ekipe që bien nga Liga e Kampionëve në Ligën e Evropës, që do të thotë se Atalanta nuk do të jetë në gjendje të mbrojë trofeun.
Hello, again 👋#UEL pic.twitter.com/BskdzvOU4R
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) September 25, 2024
Por, kush janë skuadrat favorite për të fituar trofeun e Ligës së Evropës në edicionin 2024/25, me finalen që zhvillohet në ‘San Mames’?
Superkompjuteri i kompanisë Opta ka simuluar 10,000 herë garën e edicionit 2024/25 dhe ka zbuluar shanset dhe ka konfirmuar përqindjet e secilës skuadër pjesëmarrëse të këtij edicioni dhe renditja e favoritëve është vërtet befasuese.
Favorit kryesor për të fituar trofeun është Porto me 17.8% shanse, ndërsa Athletic Bilbao vjen pas tyre me shanse prej 10.9%.
𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐚 𝐋𝐞𝐚𝐠𝐮𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐝𝐢𝐜𝐭𝐢𝐨𝐧𝐬 🔮
Who will win the UEFA Europa League in 2024-25?
The Opta supercomputer has answered that very question.
Read below to find out its justifications ⬇️🔗
— Opta Analyst (@OptaAnalyst) September 24, 2024
Në pozitën e tretë është skuadra befasueses, Slavia Praga me 9.8% shanse, ndërsa pas tyre vjen Tottenham Hotspur me 8.6% dhe Roma e pesta me 8.2% shanse.
Gjiganti i Ligës Premier, Manchester United vlerësohen vetëm si favoriti i gjashtë me 7.1%, ndërsa pas tyre vjen Lazio (6.1%), Galatasaray (5.2%), Real Sociedad (3.6%) dhe Eintracht Frankfurt që mbyll top 10 me 3.6% shanse gjithashtu.
Më poshtë keni listën e plotë të shanseve të secilës skuadër për të fituar Ligën e Evropës në edicionin 2024/25. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjiganti i Ligës Premier ka interes interesim të fortë për Viktor Gyokeres

City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

Xherdan Shaqiri me gol dhe asistimm, kthen Baselin te fitorja

Nga biseda me Albion Rrahmanin, te niveli i futbollit rumun dhe pritshmëritë - Hazrollaj flet pë të gjitha te Rapidi

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Barcelona po e sakrifikon një yll të madh për transferimin e Dean Huijsen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler