LAJMI I FUNDIT:

Superkompjuteri parashikon shanset e Man United për t’u kualifikuar në mesin e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri parashikon shanset e Man United për t’u kualifikuar në mesin e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve

Liga Premier mund të përfaqësohet nga vetëm dy klube në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, me Manchester United dhe Newcastle që mund të ballafaqohen me eliminim nga faza e grupeve.

United dhe Newcastle momentalisht gjenden në pozitën e katërt dhe pozitën e tretë respektivisht, teksa tashmë kemi hyrë në xhiron finale të grupeve.


“Djajtë e Kuq” nuk morën më shumë se një pikë mbrëmjen e së mërkurës pas ballafaqimit me Galatasaray që u mbyll me rezultat 3-3.

Skuadra e Ten Hag pati një epërsi prej dy golave të cilën nuk arritën dot ta menaxhojnë mirë dhe tani do të duhet të mposhtin Bayernin dhe të shpresojnë që Galatasaray dhe Kopenhaga të ndahen ne paqe, për të siguruar kalimin në mesin e 16 më të mirave.

Një barazim i dhimbshëm me rezultat 1-1 ndaj PSG-së, në të cilën ekipi francez mori një penallti që shkaktoi shumë polemika pas ndeshjes, do të thotë që Newcastle duhet të mposhtin Milanin në xhiron e fundit të grupit dhe të shpresojnë që PSG-ja lëshon pikë ndaj Dortmundit, për të avancuar tutje.

Euro Club Index ka publikuar me përqindje mundësinë e kualifikimit të ekipeve në secilin grup dhe kjo nuk i shkon përshtati Unitedit dhe Newcastle.

“Djajve të Kuq” i është dhënë një mundësi prej vetëm 8 për qind për t’u kualifikuar në mesin e 16 më të mirave, me Kopenhagën që ka 59 për qind dhe me Galatasaray që ka 33 për qind.

Ndërkohë Newcastlet i është dhënë një shans prej 33 për qind për të siguruar plasmanin në fazën e eliminimit direkt, më shumë se Milani me 11 për qind, por më pak se PSG-ja që ka 53 për qind.

Në grupin C, Napolit i është dhënë shansi prej 95 për qind për të kaluar tutje, me Bragan që ka vetëm pesë për qind.

Kur jemi tek grupi H, Porto llogaritet si favorit i madh për të kaluar tutje, me portugezët që kanë një shans prej 86 për qind për të arritur këtë objektiv, në krahasim me Shakhtar Donetsk që ka vetëm 14 për qind./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori