LAJMI I FUNDIT:

Super zbritje nga GjirafaGG dhe gjiganti ndërkombëtar, Visa

Super zbritje nga GjirafaGG dhe gjiganti ndërkombëtar, Visa

GjirafaGG dhe kompania ndërkombëtare e transfereve elektronike, Visa, ofrojnë super zbritje në disa produkte elektronike duke filluar nga 26 dhjetor 2022.

Zbritjet më të mëdha ofrohen në produktet më të mira elektronike nga kategoritë si: laptop, kompjuterë, builds, kartela grafike, aksesorë, apo shumë produkte të tjera elektronike.

View this post on Instagram

A post shared by GjirafaGG (@gjirafagg)

Në kuadër të kësaj kampanje, të gjithë përdoruesit e një Visa Kartele (qoftë Debit apo Kredit Kartelë) mund të përfitojnë nga zbritjet deri në 50% në produktet në faqen GjirafaGG.

Përveç produkteve të gaming, të gjitha klientët e paijsur me Visa kartelë mund të blejnë me 20% zbritjen biletën për LAN finale e Gjirafa GG Champion of Champions Tour (CCT).

Si mund të përfitoni nga kjo ofertë?

View this post on Instagram

A post shared by GjirafaGG (@gjirafagg)

Procesi i blerjes mbetet i njëjti, pra duke vizituar faqen Gjirafa.gg, duke klikuar banerin me ofertën e Visa dhe pastaj duke zgjedhur produktin tuaj të preferuar, ju kaloni në procesin e pagesës dhe paguani me Visa kartelë të cilësdo bankë.

Produktet në ofertë do shtohen gjithmonë e më shumë por edhe do të ndryshojnë çdo dy javë, prandaj produktin tuaj të preferuar nëse ende e keni në stok mund ta bleni tani apo sa më parë.

Kampanja fillon më 26 dhjetor 2022 dhe përfundon më 27 gusht 2023.

Për GjirafaGG dhe Champion of Champions Tour

 GjirafaGG në bashkëpunim me kompaninë e famshme të eSports GRID organizon një nga ngjarjet më të mëdha në botën e CS:GO, “The Champion of Champions Tour”

GjirafaGG është përgjegjëse për organizimin e tournamentit për Evropën Jugore në kuadër të CCT, që përfshin dhjetë (10) shtete: Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi, Greqi dhe Turqi.

CCT është një nga garat ma të mëdha globale në CS:GO, me një nga prize pool më të mëdha në historinë e CS:GO – $3,400,000.

Artikull i sponzorizuar