LAJMI I FUNDIT:

‘Super-bastisje e super-kartelit’ që kontrollonte një të tretën e kokainës në Evropë – u sekuestruan supermakina, vila luksoze dhe sasi të mëdha parash

‘Super-bastisje e super-kartelit’ që kontrollonte një të tretën e kokainës në Evropë – u sekuestruan supermakina, vila luksoze dhe sasi të mëdha parash

Një ‘super-kartel’ i madh droge që kontrollonte një të tretën e tregtisë së kokainës në Evropë është shkatërruar nga oficerët e policisë, me 49 persona të arrestuar në vende të ndryshme, përfshirë Francën dhe Dubain.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, operacioni i madh ndërkombëtar sekuestroi 30 ton kokainë, si dhe supermakina të bandës, vila luksoze dhe sasi të mëdha parash në bastisjet ‘historike’.


Policia spanjolle tha se lideri i organizatës është një “shtetas britanik” i cili u largua nga baza e tij e mëparshme në Costa del Sol për në Dubai, ku është vendosur Grupi i Krimit të Organizuar Kinahan, pas një tentative rrëmbimi.

Më pas ai u arrestua në Dubai.

Një tjetër britanik u arrestua në Costa Del Sol, tha një burim i policisë spanjolle, ndërsa oficerët bastisën një sërë vilash në Marbella, Madrid dhe Barcelonë.

Përpjekjet ndërkombëtare përfshinin gjithashtu arrestime në Francë, Spanjë, Belgjikë dhe Holandë, tha në një deklaratë agjencia policore e BE-së.

Europol tha se Dubai kishte arrestuar dy të dyshuar “me vlerë të lartë” që janë të lidhur me Holandën, dy të tjerë të lidhur me Spanjën dhe dy të tjerë të lidhur me Francën.

“Një nga të dyshuarit holandezë është një peshk jashtëzakonisht i madh”, tha një burim i Europol për AFP në kushte anonimiteti.

Dhjetë persona u arrestuan në Belgjikë, gjashtë në Francë dhe 13 në Spanjë. 14 persona të tjerë u arrestuan në vitin 2021 në Holandë si pjesë e të njëjtit operacion, tha Europol.

Veç këtyre, policia spanjolle tha se më shumë se 500,000 euro u konfiskuan gjatë një bastisjeje në një seri vilash luksoze në Spanjë, së bashku me tri armë, makina luksoze dhe ora luksoze.

Garda Civile thotë se disa nga automjetet kishin vlerë rreth 300,000 euro.

Bastisjet dhe arrestimet ndodhën në të gjithë Evropën dhe në Dubai midis 8 dhe 19 nëntorit.

Policia spanjolle po e quan operacionin, të koordinuar nga Europoli si pjesë e një operacioni ndërkombëtar të koduar “Drita e shkretëtirës”, si “historik”.

Zëdhënësi i Gardës Civile spanjolle shtoi: “Me këtë përpjekje ndërkombëtare nga të gjitha agjencitë e përfshira, një mesazh i fortë po u dërgohet organizatave kriminale, në kuptimin që asnjë vend nuk është i sigurt për ata që përpiqen të shmangin drejtësinë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori