LAJMI I FUNDIT:

Supë panxhari (borshi)

Supë panxhari (borshi)

Recetë që mund të përgatitet lehtë dhe që ka vlera ushqimore mjaft të rëndësishme.

Përbërësit për 6 persona:


* 1500 ml supë
* 420 g panxhar
* 2 qepë
* 2 karota
* 300 g lakër e bardhë
* 2 patate
* gjalpë
* salcë domate
* majdanoz i grirë
* 60 g ajkë qumështi
* uthull, kripë, piper

Përgatitja:

1. Lajeni dhe pastrojeni panxharin, ziejeni dhe vendoseni në një enë me pak uthull.

2. Pastrojini zarzavatet, lakrën priteni në fije të holla, ndërsa qepën, karotën dhe patatet pritini në kubikë të vegjël.

3. Në një tigan me pak gjalpë skuqni qepën dhe karotat. Më pas në një tenxhere hidhni bulionin (supën) e përgatitur, shtoni lakrën dhe lëreni të ziejë.

4. Shtoni patatet, qepën dhe karotat edhe lërini që të ziejnë edhe për 10-15 minuta.

5. Në fund hidhni panxharin, majdanozin e freskët të grirë hollë, pak kripë, piper, dhe lërini të ziejnë në zjarr të ngadaltë edhe për 10 minuta.

6. Servireni të nxehtë, duke i shtuar ajkë qumështi sipas preferencave.

/Telegrafi/