eksperti-banner

Sunny Hill Festival rikthehet këtë verë në Prishtinë me një tjetër edicion që pritet të mbledhë mijëra vizitorë nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës. I konsideruar si festivali më i madh i muzikës në Kosovë dhe një nga festivalet kryesore në Evropën Juglindore, Sunny Hill ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e Prishtinës si destinacion kulturor dhe muzikor në nivel ndërkombëtar.

Përgjatë viteve, festivali është nominuar tri herë radhazi në mesin e 10 festivaleve më të mira në Evropë në kategorinë e festivaleve të mesme, duke sjellë në Kosovë artistë dhe emra të njohur të skenës globale. Edicioni i vitit 2026 vazhdon këtë traditë me një program që kombinon artistë ndërkombëtarë dhe përvoja të ndryshme festivalesh.


Detajet

Data: 31 korrik - 2 gusht 2026
Koha: Nga ora 14:00 deri në orët e hershme të mëngjesit
Vendndodhja: Sunny Hill Festival Park

Programi?

Ndër artistët e konfirmuar për këtë edicion janë:

  • Katy Perry
  • Keinemusik
  • PAWSA
  • Carlita
  • Seth Troxler
  • Manifest

Programi i plotë dhe aktivitetet tjera të festivalit publikohen nga organizatorët në prag të eventit.

Arsyet pse duhet të merrni pjesë

  • Pjesë e një prej festivaleve më të mëdha muzikore në Evropën Juglindore
  • Mundësi për të ndjekur performanca nga artistë të njohur ndërkombëtarë
  • Përvojë festivali që tërheq vizitorë nga vende të ndryshme të botës
  • Atmosferë unike muzikore dhe kulturore në Prishtinë
  • Festival i nominuar tri herë në mesin e 10 festivaleve më të mira në Evropë në kategorinë mid-size

Informatat tjera për biletat:

Biletat mund të blihen përmes faqes zyrtare:

Sunny Hill Festival Tickets

Çmimi i biletës: nga 195 euro

Për më shumë informata:

Instagram:
Sunny Hill Festival Instagram

Webfaqe:
Sunny Hill Festival


Sponsor i këtij edicioni është edhe IPKO