LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesit e Sokol Zogajt ishin të paguar – njëri prej tyre mori 500 euro

Sulmuesit e Sokol Zogajt ishin të paguar – njëri prej tyre mori 500 euro

Policia e Kosovës ka identifikuar sulmuesit e Sokol Zogajt falë denoncimit të babait të njërit prej sulmuesve.

Insajderi ka mësuar se babai i njërit prej sulmuesve i ka treguar Policisë së djali i tij, së bashku me dy persona tjerë kanë rrahur drejtorin e Shërbimit Korrektues.


Ai i ka thënë Policisë së i biri i tij është paguar 500 euro për pjesëmarrjen në këtë sulm.

“Në mbrëmje duke i shikuar lajmet, djali ka treguar se këtë person e kanë rrahur sot dhe është paguar 500 euro”, i ka thënë Policisë babait i sulmuesit.

Me ta dëgjuar rrëfimin ai ka shkuar në Polici dhe ka treguar.

Falë këtij bashkëpunimi, Policia ka identifikuar Blerim Abdullahun, Burim Zhejqiq dhe Guri Mulollin si sulmues, por ende nuk ka arritur t’i arrestojë ata. Ka kryer një aksion bastisjeje në shtëpinë e të dyshuarve dhe ka konfiskuar veturën që dyshohet se është përdorur ditën e sulmit.

Policia nuk ka pranuar të flas lidhur me këtë çështje.

Zogaj ishte rrahur dy javë më parë në hyrje të banesës së tij në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Ai po shkonte në punë atë ditë pa shoferin e tij.

Prej dy ditësh shoferi i Zogajt ishte i sëmurë dhe nuk ishte zëvendësuar me një tjetër, ani se prej kohësh është përballur me kërcënime të ndryshme për shkak të punës si drejtor i Shërbimit Korrektues.

Zogaj ishte rrahur me mjete të forta. Si pasojë e goditjeve në kokë kishte pësuar dëmtime dhe qarje të rënda.

Në një rrëfim për Insajderin, ditën që ishte rrahur, Zogaj dyshonte kishte disa pista se kush mund të qëndrojë prapa sulmit, por nuk përmende emra konkret.

“Duke shkuar në punë, t’u dalë prej banesës, dy persona të panjohur më kanë sulmuar në katin e parë. Meqë aty është errësirë, nuk kamë mundur me i identifikuar. Ata më kanë gjakosë, dhe kam qenë në gjendje shumë të rëndë.

Zogaj prej se ka ardhur në krye të shërbimit thotë se ka ndërmarrë veprime ligjore për të parandaluar parregullsitë, përfshirë ndalimin e kontrabandës dhe largimin nga puna të të korruptuarve.

“Pasi jam ardhur unë ushtrues i detyrës si drejtor, jam mundu me ngrit nivelin e sigurisë, dhe do lëshime që janë bërë më herët, nuk i kam toleruar. Nga kjo rrjedh që kjo dikujt nuk i ka konvenuar”, kishte thënë ai. /Insajderi.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori