Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Rasti ka ndodhur më 22 shtator, rreth orës 09:15, transmeton Telegrafi.


"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën -nënën e tij. Njësitet policore gjatë bastisjes në banesë kanë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një mulli për bluarje e substancave narkotike dhe letra për mbështjelljen e tyre", thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/