LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet Universiteti i Kabulit, vriten së paku 19 studentë

Sulmohet Universiteti i Kabulit, vriten së paku 19 studentë

Të paktën njëzet studentë u vranë në një sulm nga një grup i armatosur në Universitetin e Kabulit dhe 15 njerëz të tjerë janë plagosur.

Al Jazeera transmetoi deklaratat e dëshmitarëve okularë, të cilët thonë se së pari u dëgjua një shpërthim në rrethin e universitetit, dhe më pas u shfaq një grup sulmuesish të armatosur dhe hapën zjarr.


Sulmi ndodhi në Fakultetin e Drejtësisë, ku u mbajt hapja madhështore e panairit të librit, i cili kishte të ftuar edhe nga Irani, transmeton Telegrafi.

Raportet thonë se forcat speciale afgane u vendosën menjëherë dhe qindra njerëz u evakuuan nga zona e sulmit.

Një nga sulmuesit u vra në shkëmbimin e zjarrit dhe agjencia afgane, Hama Press deklaron se tre të tjerë hynë në ndërtesën e universitetit.

Të gjitha viktimat në këtë sulm terrorist ishin studentë të Universitetit të Kabulit, duke deklaruar se veprimi anti-terrorist i forcave afgane të sigurisë është në proces. /Telegrafi/