LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet një zyrtar policor në Jarinjë

Sulmohet një zyrtar policor në Jarinjë
Foto: Ilustrim

Një zyrtar policor është sulmuar të martën në pikëkalimin kufitar në Jarinjë nga një person i cili ishte ndaluar për procedura policore.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, ndërkaq i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur të kufirit.


“PKK. Jarinjë 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar, ndërkaq zyrtari ka pranuar tretman mjekësor.

Ndryshe, Policia e Kosovës është sulmuar disa herë në veri të vendit.

Ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se edhe në veri të vendit tonë, si në çdo cep të Republikës së Kosovës do të ketë zero tolerancë ndaj çdo veprimtarie që cenon rendin publik dhe sigurinë tonë kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori