LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet një vozitës i Uberit, pamjet filmojnë gjithçka – policia në kërkim të sulmuesit

Sulmohet një vozitës i Uberit, pamjet filmojnë gjithçka – policia në kërkim të sulmuesit

Policia në Phoenix, Arizona, po hetojnë një incident në të cilin një klient i Uber sulmoi shoferin përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes – një incident dramatik i regjistruar prej videos.

Shoferi i Uberit, Jonathan Carroll, mori klientin në zonën e Laveen rreth orës 2 të mëngjesit.


Sipas raportit, i dyshuari i paidentifikuar hyri në automjetin e Carrollit dhe filloi të debatonte me të për vendndodhjen e marrjes. Dy burrat u grindën dhe Carroll më pas refuzon t’i sigurojë burrit një udhëtim.

Watch the latest video at foxnews.com

Një aparat fotografik më pas e kapi të dyshuarin në ulësen e pasme të automjetit duke u shtrirë përpara dhe duke e goditur vozitësin disa herë përpara se të mblidhte gjërat e tij dhe të dilte nga vetura.

Kjo ishte hera e parë që Carroll përjetoi këtë lloj klienti problematik në tetë vitet që ka qenë shofer i kompanisë.

“Shumicën dërrmuese të kohës, nuk kam asnjë problem me njerëzit. Asnjëherë nuk jam ndjerë sikur jeta ime është kërcënuar”, pohoi ai. /Telegrafi/