LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet fizikisht i mituri në veri të Mitrovicës

Sulmohet fizikisht i mituri në veri të Mitrovicës
Foto: Ilustrim

Një i mitur është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00, në veri të Mitrovicës.


Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për shërim në Spitalin e Kragujevcit në Serbi.

“Raportohet se të dyshuar të pa njohur kanë sulmuar fizikisht  viktimën mashkull kosovar të moshës së mitur. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore  dhe është transportuar  për shërim ne spitalin e  Kragujevcit në  Serbi. . Lidhur me rastin është   njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/