LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet fizikisht aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Sulmohet fizikisht aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, dënon ashpër sulmin fizik ndaj aktorit të Trupës Rezidente të TKK-së, njëherit anëtarit të SHSTKK-së, Veton Osmani.

Në reagimin për media të SHSTKK-së thuhet se Osmani është sulmuar nga udhëheqësi artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës Agon Myftari në bashkëveprim me disa persona të tjerë, pjesë e këtij institucioni.


“Mësymja fizike ndaj një aktori me vlera të lartë morale, njerëzore dhe profesionale, si Veton Osmani, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, si institucioni më i lartë skenik i vendit, i destinuar për përfaqësim te vlerave kulmore shpirtnore – nacionale, është damkosje me kosto të pallogaritshme, për imazhin e këtij institucioni në publik, te cilën mund ta prodhojnë vetëm armiq të përbetuar të TKK-se, si Agon Myftari dhe banda e tij kriminalo-profitere”, thuhet në reagim.

Në reagim tutje thuhet se Agon Myftari që me ardhjen e tij si udhëheqës artistik në TKK ka kurdisur konkurs përmes mentorit të tij Jeton Neziraj, që sipas kësaj shoqate fillimisht ka krijuar klanin kriminal rreth tij, të joshur me përfshirjen e përhershme në role të tyre, e në anën tjetër duke diferencuar aktore me vlera të larta interpretative.

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtare të Kosovës i bën thirrje përfundimtare Ministrisë se Kulturës, që të filloj procedurat e miratimit të rregullores “Për angazhimin e aktoreve të Trupës Rezidente dhe aktoreve te jashtëm”, në mënyre që të kthehet konkurrenca e shëndoshë e vlerës në ketë institucion.