LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet eskorta e kryeministrit palestinez

Sulmohet eskorta e kryeministrit palestinez

Kryeministri palestinez, Rami Hamdallah arriti t’i mbijetonte shpërthimit të një bombe, pasi eskorta e tij hyri në Rripin e Gazës duke plagosur lehtë disa njerëz.

Eskorta e Hamdallah po hynte në Gaza për të inauguruar një impiant për trajtimin e ujërave të zeza dhe kjo vizitë e rrallë zyrtare vjen mes një përpjekjeje për të vendosur një marrëveshje mes fraksioneve Fatah dhe Hamas.


Sipas Al Jazeera, transmeton Telegrafi, Hamasi është përgjegjës për bombardimet i cilësuar si “pushteti de facto në Gaza”, por duke mos thënë se bombardimin e ka kryer Hamasi.

Grupi i Hamasit dënoi bombardimet përmes një postimi në Twitter duke thënë se kjo është një përpjekje për të ‘zmbrapsur’ përpjekjet e pajtimit palestinez. /Telegrafi/