LAJMI I FUNDIT:

Sulmohen rojat te hoteli i Vladimir Putinit

Sulmohen rojat te hoteli i Vladimir Putinit

Persona të panjohur kanë sulmuar rojat para hotelit në të cilin gjendet presidenti i Rusisë Vladimir Putin, gjatë mbajtjes së samitit G20 në Hamburg, transmeton gazeta gjermane Bild.

Sipas pohimeve të gazetës, Putin është vendosur në hotelin Park Hajat, ndërsa gjatë sulmit ai ndodhej në pjesën tjetër të qytetit, në qendrën e kongreseve, ku po mbahet samiti G20, transmeton KosovaPress.


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, nuk ka mund të konfirmojë rastin, duke thënë se nuk di asgjë lidhur me incidentin.

“Këtë po e dëgjoj për herë të parë”, tha Peskov i pyetur nga agjencia TASS të komentojë sulmin.