LAJMI I FUNDIT:

Sulmi vdekjeprurës me dron amerikan që ndodhi në Kabul nuk ka shkelur asnjë ligj, thotë Pentagoni

Sulmi vdekjeprurës me dron amerikan që ndodhi në Kabul nuk ka shkelur asnjë ligj, thotë Pentagoni

Një sulm me dron amerikan që vrau 10 civilë afganë ishte një gabim që nuk ka shkelur asnjë ligj, tha një inspektor i Pentagonit pas një hetimi.

“Ishte një gabim pa qëllim”, tha në një konferencë për media, inspektori i Forcave Ajrore të SHBA-së, gjeneral-lejtënant, Sami Said.


Sipas BBC, përcjell Telegrafi, sulmi i 29 gushtit vrau tre të rritur, duke përfshirë një burrë që punonte për një grup ndihmash amerikane dhe shtatë fëmijë.

Sulmi ndodhi derisa vendet perëndimore u përpoqën të evakuonin afganët pasi talebanët morën kontrollin e vendit.

Viktima më e re e këtij sulmi ishte dyvjeçarja me emrin Sumaya derisa më prej fëmijëve më i madhi për nga mosha ishte Farzad, një 12-vjeçar.

Duke folur pak më pas, Ramin Yousufi, një i afërm, tha se kishte qenë një “sulm brutal” i bazuar në “informacione të gabuara”.

“Pse na vranë familjen? Fëmijët tanë? Ata janë aq të djegur sa nuk mund t’i identifikojmë trupat e tyre, fytyrat e tyre”, tha ai.

Said tha se personeli amerikan që kreu sulmin me dron besonte vërtet se ata kishin në shënjestër “një kërcënim të menjëhershëm” nga grupi i Shtetit Islamik (IS) për forcat amerikane dhe stafin diplomatik në aeroportin e Kabulit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori