Një muaj pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ende nuk ka përfunduar vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në Manastirin e Banjskës. Kështu thotë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, derisa potencon se ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare nga dioqeza Rashkë-Prizren. Ai shton se do të vazhdojnë të jenë insistues dhe t’i kryejnë detyrat ligjore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Manastiri i Banjskës ishte pika kryesore që u shfrytëzua nga grupi terrorist për t’u strehuar, pasi sulmuan Policinë e Kosovës, mëngjesin e 24 shtatorit, me ç’rast është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, si dhe u plagosën dy policë.
Më 27 shtator, tre ditë pas sulmit, ministri Çeku bëri të ditur se i kanë mjetet e nevojshme për të kryer sanimet, teksa shtoi se dëmet nuk janë të vogla në strukturën fizike të Manastirit.
Ministri Çeku në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se janë të gatshëm për bashkëpunim, meqë sipas tij, është në pyetje trashëgimia kulturore dhe fetare e Kosovës. Ai shtoi se me vlerësimin e dëmeve, do të ndërmerren veprimet e duhura riparuese.
“Ne kemi komunikuar me dioqezën Rashkë-Prizren, pranë autoritetit të Kishës Ortodokse serbe në Kosovë dhe e konfirmuar edhe me shkrim, pra zyrtarisht gatishmërinë, vullnetin dhe detyrimin tonë ligjor dhe institucional për ta bërë vlerësimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës të shkaktuara nga sulmi terrorist i 24 shtatorit dhe mbi atë vlerësim, për t’i ndërmarrë veprimet e duhura riparuese, restauruese brenda manastirit.
Deri në këtë moment që po flasim, unë nuk kam asnjë përgjigje zyrtare nga Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë, vazhdojmë të jemi në pritje, vazhdojmë të jemi të gatshëm për bashkëpunim, për partneritet sepse në pyetje është trashëgimia kulturore e Kosovës dhe trashëgimia fetare e Kosovës. Dhe në këtë drejtim ne do të vazhdojmë të jemi edhe insistues, por edhe t’i kryejmë detyrat tona ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, tha Çeku.
Përveç kësaj, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku potencoi se është bërë një vlerësim preliminar i dëmit që i është shkaktuar trashëgimisë kulturore gjatë viteve 98-99’ nga forcat serbe. Ai thotë se i MKRS-ja, i ka shifrat e para që tregojnë se sa monumente e vepra arti janë dëmtuar.
“Për momentin e kemi një draft dhe një vlerësim preliminar të dëmit që iu është shkaktuar trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë viteve 98/99, pra gjatë luftës nga forcat serbë në mënyrë të qëllimshme. Në këtë raport, ne i kemi shifrat e para, të cilat tregojnë se sa monumente janë dëmtuar, sa vepra të artit janë dëmtuar, sa libra janë dëmtuar dhe sa artefakte pjesë të koleksionit të Muzeut të Kosovës, vazhdojnë të mbeten në Serbi dhe mbi këtë është bërë edhe një përllogaritje e dëmit për të kërkuar dëmshpërblim financiar për këtë që na ka shkaktuar Serbia”, tha ai.
Çeku shtoi se raporti do të mbetet konfidencial deri në një afat të pacaktuar, meqë sipas tij, është një dokument shumë i rëndësishëm me të cilin do të ballafaqohet Serbia. Ai thotë se përmes këtij raporti, do të kërkohet dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga forcat serbe në mënyrë të qëllimshme gjatë luftës së fundit.
“Në këtë moment raporti mbetet konfidencial, sepse nuk është momenti për ta publikuar por gjithsesi tani në dorë e kemi një dokument shumë të rëndësishëm, i cili ka nevojë të përpunohet më tutje natyrisht, por është profesional. Është punuar nga ekspertët e Kosovës dhe ata ndërkombëtar shumë të rëndësishëm në këtë proces.
Ndërsa, do ta presim momentin e duhur që në ballafaqimin tonë me Serbinë, kur edhe do të vijmë më pikën për ta përballë Serbinë me dëmet që na i ka shkaktuar dhe për ta kërkuar dëmshpërblimin. Gjithsesi një pjesë e asaj fature do të jetë edhe trashëgimia kulturore e shkatërruar dhe e dëmtuar qëllimshëm nga forcat serbe gjatë luftë së fundit në Kosovë”, thekson Çeku.
Ndryshe, kanë kaluar dy dekada prej përfundimit të luftës në Kosovë, por Serbia vazhdon t’i mbajë mbi një mijë artefakte arkeologjike të cilat vendin e kanë në Muzeun Kombëtar të Kosovës.
Deri më tani, nga thesari i artefakteve Kosovës i është kthyer vetëm “Hyjnesha në Fron”, një eksponat që daton nga mijëvjeçari i katërt para Krishtit dhe e cila u gjet në vitin 1956 në lokalitetin “Tjerrtorja”, të Prishtinës.
Për kthimin e këtij eksponati, në maj të vitit 2002, ishte angazhuar asokohe ish-shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara të Kosovës, Michael Steiner. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Berisha përshëndet Metën dhe protestuesit: Ja të vdesim, ja të rrojmë, ky është kushtrimi ynë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë