LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në Ranillugë, s’kishte karakter etnik

Sulmi në Ranillugë, s’kishte karakter etnik

Për pothuajse gjithëka që ndodh në Kosovë, është një zyrë në Serbi që ka një reagim. Veçse zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë, shpeshherë i devijon faktet dhe rrethanat e ngjarjeve të ndryshme. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi ku një incident që ka ngjarë mes serbëve e kanë prokalmuar si incident ndëretnik. Janë vet banorët dhe policia që e mohojnë se kjo ngjarje e ndodhur me 29 qershor ka pas karakter të tillë.

Veturës së Davor Petkoviqit, ish-nënkryetar i komunës së Ranillugut, tash kryetar i fshatit Ropotovë më datë 29 të muajit të kaluar i është thyer xhami i veturës. Një gjë e tillë kishte nxitur reagim të menjëhershëm nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.


Përmes një komunikate ata kanë tentuar që këtë sulm ta cilësojnë si incident ndër etnik. Pretendimet e tyre janë se vetura ka qenë e parkuar afër rrugës që frekuentohet shumë nga shqiptarët.

Më tutje kjo Zyrë pretendon që sulmi është përpjekje për ta frikësuar Petkoviqin, familjen e tij dhe serbët në Kosovë. Por, situata në terren qëndron ndryshe. Madje është komandanti i stacionit të Policisë në këtë fshat, Nebojsha Popoviq, i cili i përgënjeshtron këto pretendime.

“Sa i përket motivit ndëretnik, unë them me bindje 100% se nuk është rast ku bëhet fjalë për motive ndër entike. Këtë rast, vet Davor Petkoviq e ka shkaktuar, duke vendosur pengesën në rrugë”, deklaron Popoviq për RTV Dukagjini.

Pengesa për të cilën po flet komandant i Policisë është e vendosur përballë shtëpisë së Pektoviqit. Komandanti thotë se vetë Petkoviq i ka thënë se e di kush qëndron prapa sulmit por nuk tregon se kush është. Tutje Nebojsha Popoviq, që drejton këtë stacion të Policisë në Ropotovë, tregon se në ditën e sulmit, në një lokal afër shtëpisë së Petkoviqit serbët lokalë deri në orën katër në mëngjes e kanë kremtuar festën e “Vidovdanit”.

“Pengesa e vendosur është ilegale, ai e ka penguar qarkullimin në atë vend. Sipas tij, e ka bërë shkaku i pluhurit që krijohet aty. Sipas meje, ka mundësi që sulmi në veturë ka ndodhur pasi që pengesa nuk është vendosur sipas rregullave dhe dikush ka rënë me veturë dhe e ka dëmtuar veturën e tij”, thekson ai.

Komandanti i stacionit të policisë në fshatin Ropotovë , Nebojsha Popoviq.

Popoviq shton se që nga viti 2011 kur ka marrë komandën nuk ka pasur asnjë incident ndër etnik. Sipas tij Petkoviq e ka shkelur edhe rregulloren për pengesa, dokument i aprovuar nga Komuna e Ranillugut.

Rrëfim pak a shumë të ngjajshëm për sulmin ka dhënë edhe vet Davor Petkoviqi për një medium serb. Ai ka thënë se nuk dyshon që sulmi ka të bëjë me probleme ndër etnike. RTV Dukagjini ka qëndruar tek shtëpia e Davor Petkoviqit. I njëjti sipas familjarëve të tij nuk ka qenë në shtëpi gjatë ditës. Në prani të vëllait të tij përmes telefonit ai ka thënë se nuk ndodhet në Kosovë.

Se në këtë zonë nuk ka pasur asnjëherë probleme ndëretnike e thonë edhe banorët lokal.

“Unë nuk kam asnjë problem këtu ku jetoj. Kam fqinj që kanë ardhur këtu në vitin 2003. Kemi tre-katër markete, nja 2 dyqane, pompë benzine. Ky është një vend i qetë, nuk kemi asnjë problem. Askush askënd, nuk e provokon njëri tjetrin, as shqiptarët serbët, e as e kundërta”, deklaron bujku serb Markoviq Dragisha.

Markoviq Dragisha, qytetar,

Fjalët e tij i vërteton rrëfimi i Fisnik Berishës, person që e shfrytëzon vazhdimisht këtë rrugë.

“Një shokut tim i është “shpërthyer” goma e veturës. Të gjithë shqiptarët që po lëviznin në këtë rrugë vetëm e kanë pa të ndalur në rrugë e nuk i kanë ofruar ndihmë. Një serb është ndalë i ka thënë çka është bo. (Shoku) I ka tregu çka ka ndodhë, pastaj ai serbi ia ka huazur gomën e tij edhe ia ka dhanë numrin e telefonit që me ia kthy gomën pasi që ky shoku im të kryejë punë e të shkojë në shtëpi”, tregon Berisha.

Fisnik Berisha, qytetar.

Berisha thotë se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë problem me serbët që jetojnë në afërsi të kësaj rruge. Të njëjtën gjë por jo para kamerës e thanë dhjetëra serbë të kësaj zone. Ata thonë se janë të interesuar për punësim, paga më të mira dhe sa më pak politikë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori