Pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat thuhet se tregojnë momentin vetëm 19 sekonda para shpërthimeve në Manchester Arena, tregojnë se si përgjegjësi ishte “duke u përzier” me turmat e koncerteve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet janë shfaqur në gjykatë gjatë gjyqit të Hashem Abedi, i cili akuzohet se ka ndihmuar vëllanë e tij Salman Abedi të planifikonte sulmin vetëvrasës më 22 maj 2017.


cc1

Atë natë, 22-vjeçari Salman shpërtheu një pajisje, një minutë pasi mbaroi një koncert i Ariana Grande, pasi aty ishin të grumbulluar qindra njerëz.

Si pasojë, shpërthimi la 22 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.

cc2

Pamjet thuhet se tregojnë se sulmuesi vetëvrasës - i cili mbante një çantë që përmbante bombën - duke qëndruar në mes të turmave me burra, gra dhe fëmijë.

Ndërkohë, juristët dëgjuan se si më herët gjatë ditës, Salman kishte aranzhuar dërgimin e 460 funteve për në Libi.

cc3

Pamjet, siç thuhet më tej, treguan se si ai po linte banesën e tij me qira në Granby Row, Manchester me një valixhe të madhe.

Ai u kthye duarbosh.

cc4

Kur u largua më vonë, me çantën e tij, ai mori një tramvaj në Stacionin Victoria të qytetit.

Gjykatës iu tha se, ndërsa Salman priste tramvajin, ai bëri një telefonatë familjes së tij në Libi, e cila zgjati pak më shumë se katër minuta.

cc5

Ai mbeti në zonën e Manchester Arena për dy orë para se të shpërthente pajisjen e tij në 10.31 pasdite.

Hashem, gjithashtu 22 vjeç, ishte në Libi me familjen e tij në atë kohë.

cc6

Megjithatë, ai ka mohuar 22 akuza për vrasje, përpjekje për vrasje dhe komplot për të shkaktuar shpërthime. /Telegrafi/