LAJMI I FUNDIT:

Sulmet në Izrael, nuk raportohet për shqiptar të lënduar deri tani

Sulmet në Izrael, nuk raportohet për shqiptar të lënduar deri tani

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka njoftuar se është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael dhe sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.

Në njoftimin e lëshuar nga ministria, kërkohet nga të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë me ambasadën, transmeton Telegrafi.


Hamasi sulmon me raketa Tel Avivin - Izraeli nis operacionin “Shpata të Hekurta" kundër palestinezëve
Lexo po ashtu Hamasi sulmon me raketa Tel Avivin - Izraeli nis operacionin “Shpata të Hekurta" kundër palestinezëve

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael.Sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare 🇦🇱 në Izrael në numrin e kontaktit: +972 54-4806601”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/