Të paktën 11 persona janë therur me thikë në një supermarket Walmart në Michigan, gjashtë prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Zyrtarët thonë se një i dyshuar është në paraburgim - dhe në këtë fazë, besohet se sulmi ishte një "akt i rastësishëm", shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Sherifi Michael Shea u tha gazetarëve: "Njëmbëdhjetë janë 11 shumë, por falë Zotit nuk ishin më shumë".

I dyshuari, i cili është nga Michigani, nuk është i njohur për policinë - dhe u kap brenda tre minutash falë "përfshirjes së qytetarëve".

Përtej gjashtë personave në gjendje kritike, besohet se edhe pesë të tjerët u plagosën rëndë. Të 11 ende po trajtohen në spital.

Në këtë fazë, mosha e viktimave është e paqartë - por nuk mendohet se ndonjë nga viktimat ishte punonjës i Walmart.

Traverse City është rreth 255 milje në veriperëndim të Detroitit. /Telegrafi/