LAJMI I FUNDIT:

Sulm me thikë në Gjermani, një i vrarë dhe tre të plagosur (Video)

Sulm me thikë në Gjermani, një i vrarë dhe tre të plagosur (Video)

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga sulmi me thikë i një personi në Mynih të Gjermanisë, me policinë që po heton për një agresion të mundshëm me sfond islamik.

Autori sulmoi kalimtarë të rastësishëm pak përpara 05:00, me orën lokale në stacionin Grafing, në lindje të qytetit. Një nga personat e plagosur është në gjendje kritike për jetën.


Agresori është ndaluar nga policia. Disa dëshmitarë tregojnë se ai bërtiti “Allahu akbar” para se të kryente sulmet, motivet e të cilit mbeten gjithsesi për t’u sqaruar.

Radioja publike bavareze raporton se prokuroria e Mynihut ka vendosur heshtje mediatike, ndaj dhe informacionet e deritanishme kanë qenë kontradiktore.

Kryetarja e Bashkisë së Grafingut, Angelika Obermayr tha për një gazetë lokale se i dyshuari i arrestuar është një shtetas gjerman, përcjell TCH.

“Ideja që njerëzit të hipin në tren një mëngjes të bukur apo të lexojnë gazetën përreth dhe papritur të sulmohen nga një manjak është e tmerrshme”, komentoi ajo.

Një nga platformat e stacionit Grafing ndërkohë është izoluar nga policia dhe udhëtarët janë prekur nga vonesat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Kalo në kategori