LAJMI I FUNDIT:

Sulm fizik në Obiliq, arrestohet dy persona

Sulm fizik në Obiliq, arrestohet dy persona
Foto: Ilustrim

Dy persona, një mashkull dhe një femër janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë, një mashkull dhe një femër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:20 në fshatin Mazgit, në Obiliq.


Siç thuhet në raport, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar një mashkull dhe një femër  kosovar-e, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një mashkull dhe një femër  kosovar-e. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/