LAJMI I FUNDIT:

Sulm fizik dhe të shtëna me armë në Prishtinë, lëndohen dy persona

Sulm fizik dhe të shtëna me armë në Prishtinë, lëndohen dy persona
Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi që njëri nga të dyshuarit pas një konfrontimi fizik ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre personave, dy meshkuj dhe një femër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:30, në Prishtinë.


Tutje në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin lëndime trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga viktimat si dhe njëri nga të dyshuarit, nga një mjet i mprehtë (thikë).

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri nga të dyshuarit pas një konfrontimi fizik, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave një mashkull dhe një femër kosovare. Lidhur me rastin nga të shtënat të lënduar nuk ka, por lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar dhe njëri nga të dyshuarit nga një mjet i mprehtë (thikë) me ç ‘rast kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit në vendngjarje kanë dal njësitë policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 6 fishekë.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori