LAJMI I FUNDIT:

Sullivan: Koreja e Veriut do ta paguaj çmimin nëse i dërgon armë Rusisë

Sullivan: Koreja e Veriut do ta paguaj çmimin nëse i dërgon armë Rusisë

Bisedimet për shitblerje të armëve mes Rusisë dhe Koresë së Veriut po avancojnë në mënyrë aktive, tha zyrtari amerikan duke paralajmëruar liderin verikorean Kim Jong-unn që vendi i tij do të paguaj çmimin për shkak të dërgimit të armëve në Moskë, që do të përdoren në Ukrainë.

Dërgimi i armëve në Rusi “do të ndikojë tek Koreja e Veriut e cila do të paguaj çmimin e këtij veprimi në komunitetin ndërkombëtar”, theksoi Këshilltari për Siguri Kombëtare në SHBA, Jake Sullivan, gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.


E përditshmja amerikane New York Times ka njoftuar të hënën duke u thirrur në burim brenda qeverisë amerikane, se Kim planifikon këtë muaj të vizitojë Rusinë për t’u takuar dhe diskutuar me presidentin rus Vladimir Putin, për mundësinë e shitjes së armëve për luftën në Ukrainë.

Rusia përdorë gomat e veturave për të mbrojtur aeroplanët e saj bombardues
Lexo po ashtu Rusia përdorë gomat e veturave për të mbrojtur aeroplanët e saj bombardues

Në anën tjetër, Kremlini tha sot se “nuk ka çfarë të thotë” lidhur me këto pretendime.

“Ndërkaq Kim pret që bisedimet për armë të vazhdojnë”, shtoi Sullivan, që sipas tij takimi do të jetë kokë më kokë.

“Do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Koresë së Veriut që t’i përmbahet obligimeve të saj dhe të mos i dërgojë armë Rusisë që do t’i përdorë për vrasjen e ukrainasve”, porositi Sullivan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori