LAJMI I FUNDIT:

Suedi – Angli, formacionet e mundshme dhe analiza taktike

Suedi – Angli, formacionet e mundshme dhe analiza taktike

Kombëtarja e Anglisë pritet që të testohet nga kombëtarja e cila ka eliminuar “gjigantët” duke filluar qysh prej kualifikimeve, Suedinë, për të përcaktuar fatin se kush do të jetë gjysmëfinalisti i radhës.

Anglia është e fokusuar ndaj ndeshjes së radhës së tyre në çerekfinale, por për suedezët, ky do të jetë testi më i vështirë në Rusi. Fituesi i këtij takimi përballet me Kroacinë ose Rusinë në gjysmëfinale.


Shpresat e Anglisë ishin vënë në pikëpyetje nga Kolumbia ku u nevojitën penaltitë për të përcaktuar fituesin. Ishte Pickford ai që u shpall hero për të ndalur penaltinë e Carlos Baccas.

Suedia në anën tjetër është në çerefinale falë një goli në pjesën e dytë nga mesfushori Emil Forsberg të realizuar ndaj Zvicrës. Ai gol mjaftoi për të vulosur kualifikimin në çerekfinale, por ndaj Anglisë shpresat janë të mëdha për triumf.

Angalia ka mposhtur vetëm një herë Suedinë në gjashtë ndeshje që prej vitit 1990. Suedia formoi një kombëtare mjaft ekipore pas pensionimit të Ibrahimovicit dhe do të shihet si do të performojë ky ekip ndaj Anglisë.

Suedia, Foto: Getty Images

Suedia

Bosi i Suedisë Janne Anderson ka disa probleme në skuadër para ndeshjes ndaj Anglisë. Suspendimet dhe lëndimet mund ta shtyjnë trajnerin të bëjë disa ndryshime që mund të ndikojnë në kohezionin e skuadrës.

Albin Ekdal ka probleme në këmbë dhe është në dyshim pasi skanimeve të bëra. Jimmy Durmaz nuk ka startuar ndaj Zvicrës, por ka një problem në të pasme që bënë që ai të mungojë në stërvitje. Mikael Lustig është një lojtar që definitivisht mungon për shkak të kartonëve.

Emil Forsberg Foto: Getty Images)

Në anën tjetër Lindelof vazhdon në qendër të mbrojtjes pasi kishte dyshime për formën e tij fizike pasi u zëvëndësua ndaj Zvicrës. Sebastian Larsson po ashtu kthehet në skuadër pasi ishte i suspenduar për ndeshjen e fundit.

Janne Anderson pritet t’i qëndrojë besnik formacionit të tij 4-4-2 që ka funksionuar mirë për të në Rusi, e me Larssonin që i është kthyer skuadrës, Gustav Svensson mund të lirojë vendin për mesfushorin, por varet edhe nga gatishmëria e Ekdalit, që do të thotë se Svensson dhe Larsson mund të luajnë së bashku në mesfushë.

Suspendimi i Lustig do të thotë se Krafth mund të luajë nga minuta e parë. Përndryshe, suedezët do të duken ngjashëm si ndaj Zvicrës.

Formacioni i mundshëm (4-4-2): Olsen, Krafth, Lindelof, Granqvist, Augustinsson, Claesson Larsson, Ekdal, Forsberg, Toivonen, Berg.

Anglia

Ekipi i Gareth Southgate duhet të bëjë disa lëvizje në ekipin e tij për ndeshen ndaj Suedisë, pas një paraqitje jo aq të mirë ndaj Kolumbisë që bëri që lojtarët të ngarkohen fizikisht. Në anën tjetër, shumë lojtarë po rrezikohen nga suspendimet, e që mund të bëjë që të mungojnë në finale.

Jamie Vardy është emri më i madh në listën e lojtarëve që janë në dyshim pasi ka pasur nevojë për injeksione pas ndeshjes ndaj Kolumbisë. Në ndeshjen ndaj Kolumbisë pësuan dëmtime edhe Ashley Young, Dele Alli dhe Kyle Walker.

Në anën tjetër, Southgate ka opsione në stol si Rashford dhe Loftus – Cheek e Dany Rose të cilët po presin dhe kanë dëshmuar veten për të startuar ndaj suedisë. Rose mund të jetë më e mundshme që të luajë, duke zëvëndësuar Ashley Young.

Pikford pa dyshim se vazhdon në portë e ku Southgate do të vazhdojë me formulën e tij me tri mbrojtës të qendrës me Walker, Maguire dhe stones. Mund të ketë ndryshim në mesfushë dhe Loftus Cheek të zëvëndësojë Allin që është në dyshim. Jesse Lingard dhe Raheem Sterling do të vazhodjnë në rolët e tyre.

Formacioni i mundshëm (3-5-2): Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Loftus-Cheek, Henderson, Lingard, Rose, Sterling, Kane.

Statistikat kyçe

Suedia dhe Anglia takohen për të 25-tën herë në histori dhe Anglia ka tetë fitore, e Suedia shtatë.

Dy herë këto dy kombëtare u takuan në një Botëror, dy herë u ndanë baras.

Kjo do të jetë paraqitja e katërt e Suedisë në çrerekfinale, kurse për Anglinë është e para herë që prej vitit 2006.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga
Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Premier League
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori