LAJMI I FUNDIT:

Suedezët krijojnë sistem për ruajtjen e mbetjeve bërthamore vdekjeprurëse  

Suedezët krijojnë sistem për ruajtjen e mbetjeve bërthamore vdekjeprurëse  

Qeveria suedeze ka miratuar planin e kompanisë SKB për menaxhimin e karburantit bërthamor dhe mbetjeve, që nënkupton ndërtimin e një uzine për ruajtjen e karburantit  bërthamor të konsumuar dhe shumë radioaktiv, në një mënyrë të sigurt për 100 mijë vitet e ardhshme.

Plani është shumë i rëndësishëm pasi energjia bërthamore është një formë e fuqishme e energjisë që mundëson prodhimin e energjisë së pastër, megjithatë mbetjet e krijuara bërthamore janë të rrezikshme, gjë që shpesh edhe është arsyeja pse energjia bërthamore nuk është akoma e popullarizuar, transmeton Telegrafi.


Është vlerësuar se ka rreth 370,000 tonelata karburant bërthamor të shpenzuar në objektet e magazinimit të përkohshëm në mbarë botën, dhe tani qeveria suedeze ka miratuar një plan me të cilin SBK-ja mund të ruajë në mënyrë të sigurt mbetjet radioaktive për 100.000 vitet e ardhshme.

“Është një vendim historik që kompania SKB, po mundëson të ruaj mbetjet bërthamore që i kanë formuar gjeneratat tona. Vendimi duhet pritur duar hapur, e tani synojmë implementimin e projektit më të dha suedez për mbrojtjen e ambientit”, tha drejtori i kompanisë SKB, Johan Dasht.

Projekti ambicioz i SKB-së po zhvillohet prej më shumë se 40 vite, e në të bashkëpunojnë ekspertë të universiteteve, hulumtues të instituteve suedeze dhe atyre në mbarë botën. Përveç kësaj, projekti i ri nënkupton edhe hapjen e 1.500 vendeve të punës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori