LAJMI I FUNDIT:

Sudani pajtohet për normalizim të marrëdhënieve me Izraelin, deklaroi presidenti Trump

Sudani pajtohet për normalizim të marrëdhënieve me Izraelin, deklaroi presidenti Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të premten që Sudani do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Trump tha se të paktën pesë shtete të tjera arabe “donin marrëveshje paqeje me Izraelin”.


Lajmi vjen disa javë pas lëvizjeve të ngjashme nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga Bahreini.

Të dyja vendet e Gjirit u bënë të parat në Lindjen e Mesme që njohën Izraelin në 26 vjet.

Jordania kishte nënshkruar një marrëveshje paqeje me Izraelin në vitin 1994, ndërsa Egjipti në vitin 1979.

Mauritania, një anëtare e Lidhjes Arabe Afrikane, njohu Izraelin në vitin 2009 por i ndërpreu lidhjet 10 vjet më vonë.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe vendeve arabe nuk po pritet edhe aq mirë nga palestinezët, kjo pasi këta të fundit po e cilësojnë si një tradhti kundrejt tyre.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se marrëveshja shënon fillimin e një epoke të re, ndërsa homologu i tij sudanez, Abdalla Hamdok, potencoi se qeveria po punonte në drejtim të marrëdhënieve ndërkombëtare për të mirën e popullatës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori