LAJMI I FUNDIT:

​Subjektet politike kanë dorëzuar 9 ankesa në PZAP për mos certifikim të kandidatëve

​Subjektet politike kanë dorëzuar 9 ankesa në PZAP për mos certifikim të kandidatëve

Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), deri në ditën e djeshme janë dorëzuar nëntë apele nga partitë e ndryshme politike. Shumica e këtyre ankesave kanë të bëjnë me mos-certifikimin e kandidatëve në listat zgjedhore, për kandidatë për deputetë.

Kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku, thotë se përmes postës elektronike deri të shtunën janë paraqitur/dorëzuar 9 apele, ku pjesë e këtyre ankesave është Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK-ja për mos certifikim të kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja.


Ndërsa Nisma Socialdemokrate, përveç listës së kandidatëve, ka bërë ankesë edhe për mos-certifikimin e partisë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-ja), Për shkak mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja. Nisma Socialdemokrate-NISMA, Për shkak mos certifikimit të subjektit politik dhe Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja. Lëvizja Vetëvendosje! Për shkak të mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja”, thotë Desku, për KosovaPress.

Desku, në përgjigjet e tij me shkrim thotë se edhe nga minoritetet janë katër parti të cilat kanë dorëzuar ankesa në PZAP për mos-certifikimin e kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja.

Ai thotë se nga partia Socialdemokratska Unija, ka pasur ankesë edhe për shkak të ndodhjes së një kandidati shqiptar në listën e subjektit të saj.

Ndërsa nga Partia e Demokratike e Ashkalive për Integrim, ka pasur tre ankesa, ku dy janë në emër të subjektit politik, ndërsa njëra është nga kandidati, për mos certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje.

“Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) – Për shkak mos certifikimit të Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja. Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) – Ka sjellë tre apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një Kandidatit për shkak të mos certifikimit të tij në listë nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. PREBK, për shkak te mos certifikimit të një Kandidate nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. Socialdemokratska Unija – Duda Balje, për shkak te ndodhjes se një Kandidate shqiptar ne listën e subjektit te saj”, ka thënë Desku.

Desku ka thënë se PZAP-i në afat prej 72 orëve prej momentit të pranimit të këtyre apeleve ka për obligim që të fillojë shqyrtimin dhe të vendosë për to.

Ndërkohë KQZ-ja ka bërë të ditur se në bazë të planit operacional i gjithë procesi i ankimit në PZAP dhe Gjykatë Supre3me do të zgjatë deri më darë 30 janar, në mënyrë që më 1 shkurt të bëhet hedhja e shortit për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 14 shkurtit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori