LAJMI I FUNDIT:

Subaru i rrallë u shit për 312,555 dollarë

Subaru i rrallë u shit për 312,555 dollarë

Në botën e modelit Impreza të Subaru-s, askush nuk respektohet më shumë se modeli 22B STi, dhe kjo tregohet nga çmimi i një kopje të shitur në SHBA.

Impreza 22B STi me fotografi është e 156-ta nga gjithsej 400 kopje të prodhuara për tregun japonez.

Vetura u importua në Amerikë në muajin korrik të vitit 2020 dhe ka ngjyrë e famshme famshme të kaltër Rally World. Deri më tani, ajo ka qenë e vendosur në Palm Springs, California, dhe është shërbyer në fillim të këtij viti, raporton thedrive.

Pronari i ri ndau 312,555 dollarë për ta blerë dhe së bashku me veturën mori një libër shërbimi nga Japonia si dhe të gjithë dokumentacionin shoqërues, madje edhe udhëzimet e fabrikës.

Vetura ka një kapak alumini me një hapje të zmadhuar, mbrojtëse të zgjeruara, pragje, spoiler të rregullueshëm të pasmë dhe rrota aliazhi BBS 43 centimetra, të cilat vijnë me goma 235/40 Dunlop Direzza ZII.

Brenda, sediljet e Recaro janë veshur me rroba të zeza dhe të kaltër. Ajo ka kondicionim automatik dhe xhama elektrik.

Impreza 22B STi mundësohet nga një motor 2.2-litërsh me katër cilindra që zhvillon 280 kuaj/fuqi dhe ka një manual me pesë shpejtësi, ku fuqia transmetohet në të katër rrotat.

Vetura ishte prodhuar në vitin 1998 dhe përshkoi 40 mijë kilometra. /Telegrafi/