LAJMI I FUNDIT:

Suarez ka marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me Barcën, te Atletico do të paguhet nëntë milionë euro në sezon

Suarez ka marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me Barcën, te Atletico do të paguhet nëntë milionë euro në sezon
Luis Suarez (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Atletico Madridi është pranë zyrtarizimit të Luis Suarezit, të cilin do ta transferojë si lojtar të lirë nga Barcelona.

Uruguaiani ka arritur marrëveshje me Blaugranët për ndërprerjen e kontratës një vit më herët dhe ai pritet t’i bashkohet klubit nga kryeqyteti spanjoll.

Në rast se gjithçka shkon sipas planit, 33-vjeçari do të përfitojë nga nëntë milionë euro në vit në dy sezonet e ardhshme – shkruan Marca.


(Foto: Rafael Marchante/Pool via Getty Images/Guliver)

Derisa Los Rojiblancos po thonë se akoma nuk është finalizuar asgjë, e vërteta është se Suarez është shumë pranë që të kalojë në Wanda Metropolitano.

Kalimi i Suarezit te Atletico i mundëson Moratas rikthimin te Juventusi
Lexo po ashtu Kalimi i Suarezit te Atletico i mundëson Moratas rikthimin te Juventusi

Sipas RAC1, ai do ta ndërpresë edhe zyrtarisht kontratën me Barcelonën për t’i dhënë mundësi transferimit te Atletico.

Në ndërkohë, ky transferim është i lidhur edhe me transferimin e Alvaro Moratas te Juventusi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori