Një prej sulmuesve më të mirë të Barcelonës do të humbas disa ndeshje në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Luis Suarez do të jetë në sallën e operacionit gjatë muajit të ardhshëm, shkruajnë mediat spanjolle.


Marca raporton se Barcelona dhe futbollisti kanë arritur një marrëveshje rreth problemit të gjurit të uruguaianit.

skysports luis suarez barcelona la liga supercopa football 4076007

Kështu, u vendos që përmes një operacion t’i heqin lojtarit cistin nga nyja e gjurit.

Ndërhyrja kirurgjike do të bëhet në fillim të nëntorit. Kjo datë u zgjedh pasi që në atë kohë katalunasit do të kenë më pak ndeshje.

Pritet që pas operacionit, 30-vjeçari të humbasë rreth dy javë, deri në kohën kur mund të shkel në fushat e blerta.

Në sezonin aktual, Suarez nuk ka qenë deri më tani produktiv pasi që në tetë ndeshjet e para të ligës elitare spanjolle ka shënuar vetëm dy gola.

Ndryshe, Suarez u paraqit në barazimin e djeshëm të Uruguait pa gola kundër Venezuelës./Telegrafi/

telegrafi sport app