Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Suanita, ka treguar për fejesën e saj, e cila ka zgjatur katër vjet dhe më pas ka përfunduar.

Për ish-të fejuarin, ajo tha se ka qenë personi i duhur, por sipas saj, në kohën e gabuar.


Suanita u shpreh se po të njiheshin në moshën që ajo është aktualisht, do të ishin bashkë gjithë jetën.

- YouTube www.youtube.com

“Ka qenë personi i duhur, por koha ka qenë e gabuar. Nëse do ta kisha njohur në këtë moshë, gjithë jetën do të kishim qenë bashkë”, është shprehur ajo.

"Nuk është i martuar, as në lidhje. Ne kurrë kontaktet nuk i kemi humbur për shkak që edhe familjet tona janë miq shumë më herët se sa ne që jemi njohur".

"Edhe ka vazhduar miqësia edhe babai im me vëllanë e personit në fjalë janë shokë shumë të mirë dhe kanë punuar bashkë", shtoi mes tjerash.

Krahas Suanitës, edhe Aurora pati një rrëfim emocional brenda këtij formati. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com