LAJMI I FUNDIT:

S’u kënaq me dhuratat e Krishtlindjeve, fëmija denoncon babadimrin në polici

S’u kënaq me dhuratat e Krishtlindjeve, fëmija denoncon babadimrin në polici

U zgjua mëngjesin e Krishtlindjeve dhe vrapoi me padurim për tek bredhi që të hapte dhuratat.

Por, pakoje pas pakoje, kuptoi se Babadimri nuk kishte bërë një punë të mirë: nuk i kishte sjellë asnjë nga dhuratat që ai kishte kërkuar.

9 vjeçari nga Gjermania vendosi atëherë të ‘marrë masa’ dhe telefonoi policinë.

Ngjarja ndodhi në qytetin gjerman të Zetel. Agjentët e policisë vijnë në shtëpinë e fëmijës, duke ‘luajtur rolin’, teksa përfituan nga një ditë e qetë.

“Policët erdhën dhe gjetën një fëmijë shumë të zemëruar”, tha zëdhënësi i policisë vendase, sipas shkrimit të gazetës “Nordwest Zeitung”.

Agjentët vendosën të ‘luanin rolin’ dhe ‘ekzaminuan’ listën e dhuratave të fëmijës, duke e krahasuar me dhuratat që kishte marrë.

Në fund, policët dolën në një konkluzion dhe iu përgjigjën fëmijës: Babadimri bëri gabim, ka ngatërruar listën tënde me atë të një fëmije tjetër.

Nuk dimë nëse zgjidhja e propozuar nga policët do shërbejë për të qetësuar sadopak fëmijën por me siguri e ndërgjegjësoi atë për diçka që nuk e dinte: edhe Babadimri mund të gabojë. /oranews/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Kalo në kategori