Këtë e ka bërë të ditur një burim i afërt me humoristët, i cili ka thënë se filmi nuk do të jetë sikurse “Egjeli 2”, mirëpo do të këtë temë tjetër, por që nuk ik nga karakteret e humoristëve Mensur Safçiu, Vedat Bajrami dhe Osman Azemi.

Ndërkohë, mësohet se ata do të xhirojnë po ashtu edhe disa skeçe humoristike për natën e vitit të ri, të cilat si zakonisht do të dalin në kaseta të cilat i shiten si “hallva” nëpër Kosovë.