LAJMI I FUNDIT:

Stupcat e braktisin Youtube-n, kalojnë në Gjirafa.com

Stupcat e braktisin Youtube-n, kalojnë në Gjirafa.com

Nga e hëna më 20 mars, Stupcat do ta braktisin platformë Youtube-n dhe do të kalojnë në Gjirafa. Të gjitha materialet e humoristëve Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safçiu do të transmetohen në Gjirafa.com.

Kjo ka ndodhur për shkak të keqpërdorimeve të mëdha që janë bërë nga persona të ndryshëm të skeçeve dhe prodhimeve të tjera të Stupcave nëpërmjet kanalit Youtube.

Mërgim Cahani, CEO i Gjirafa.com ka thënë se qëllimi i bashkëpunimit në mes të Stupcave dhe kompanisë që e drejton është kanalizimi i mjeteve nga kjo industri në vend.

Sipas tij, po ashtu kjo marrëveshje do të ndikojë në lidhjen e prodhuesve vendorë me diasporën anë e mbarë botës.

“Edhe pse jemi industri e vogël në Kosovë, ky bashkëpunim ka për qëllim që Gjirafa.com të jetë një link për Diasporën”, tha Cahani.

Sipas tij, teknologjia nuk duhet të jetë sektor i ndarë nga artistët.

“Zakonisht e kemi pa teknologjinë si sektor të ndarë, por tani mund të themi që teknologjia është pjesë e gjithë sektorëve. Ne duhet t’i bashkojmë teknologjinë me atë të produksionit”, ka thënë ai.

Humoristi Mensuri Safçiu nga Stupcat Group ka thënë se gjatë punës 15 vjeçare ka pasur keqpërdorime të mëdha të materialeve të tyre nga persona të papërgjegjshëm.

“Ne e kemi filluar aktivitetin duke bërë xhirime me kaseta, mandej erdhi ‘Youtube’ ku ne personalisht kemi përvoja shumë të këqija dhe ne jemi një pikë ujë në ‘Youtube’. Ne filluam bashkëpunimin me ‘Gjirafa’. Qëllimi është që ne me audiencën tonë së bashku me ‘Gjirafën’ me e ndihmu zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ai duke shtuar se Stupcat dhe Gjirafa do të jenë nën një kulm.

Ndërkaq Osman Azemi ka bërë të ditur se ata do ta braktisin Youtube-n.

“Nga 20 marsi Stupcat nuk do të jenë më në Youtube. Çdo projekt i Stupcave nga tani do të jetë në Gjirafa.com. Publiku shqiptar, të gjitha materialet tona mund t’i shoh në Gjirafa”, tha Azemi.

E, humoristi Vedati Bajrmai ka treguar për problemet që kanë pasur me keqpërdorues të shumtë të materialeve të tyre.

Sipas tij, kanë qenë 200 keqpërdorues të janë pasuruar në kurriz të Stupcave. “Marrëveshja me Gjirafën do t’i do t’i kanalizojë të ardhurat nga materialet tona në Prishtinë”, tha aktori Bajrami.

Aktori dhe producenti i serialit “Kafeneja e Jonë” Shkumbin Istrefi ka thënë se janë ndarë shumë të kënaqur në bashkëpunimin me Gjirafën.

“Për 12 episode të ‘Kafeneja e Jonë” sa kemi bashkëpunuar me Gjirafa.com të hyrat kanë qenë më të mëdha se sa me Youtube”, tregoi ai.

Sipas tij, e ardhmja e punës artistike është kah produktet online, pasi shikueshmëria është shumë më e madhe. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori