LAJMI I FUNDIT:

Stuhia e fuqishme nxjerr në plazh balenën 19 metërshe

Stuhia e fuqishme nxjerr në plazh balenën 19 metërshe

Një stuhi e fuqishme ka nxjerr në rërën e një plazhi në Kamchatka të Rusisë, një balenë 19 metra të gjatë.

Për fat të keq, kjo krijesë ka ngordhur, kurse kalimtarët e rastit, kanë kaluar pranë saj sikur të mos ishte fare aty, transmeton Telegrafi.

Duket se balena nuk ka pasur kurrfarë gjasash për shpëtim, pasi që rrymat e fuqishme e kanë tërhequr, kurse dallgët e kanë nxjerrë nga uji.

Në videon e publikuar më poshtë shihet se ka pësuar edhe plagë në kokë, sigurisht nga anija që ishte në afërsi të saj. /Telegrafi/