LAJMI I FUNDIT:

Stuhi bore në SHBA – aeroplani rrëshqet nga pista, pas aterrimit në aeroportin e Baltimore

Stuhi bore në SHBA – aeroplani rrëshqet nga pista, pas aterrimit në aeroportin e Baltimore

Një aeroplan i Spirit Airlines ka rrëshqitur nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Thurgood Marshall në Baltimore/Washington (BWI) të enjten në mëngjes pasi një stuhi e fuqishme dimërore krijoi kushte të vështira.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Field Sutton, zëdhënës i Spirit Airlines, i tha CNN se “Fluturimi 696” nga Las Vegas për në BWI u ul në mënyrë të sigurt.


Megjithatë, siç ka thënë ai, avioni rrëshqiti nga pista ndërsa po drejtohej për në terminal.

Sutton tha që rrota e përparme rrëshqiti në zonën e barit.

Për fat të mirë ai ka thënë se asnjë pasagjer nuk u lëndua dhe të gjithë 111 personat në aeroplan janë të sigurt dhe u transportuan me autobus në terminal.

Aeroporti BWI shkroi në Twitter të mërkurën mbrëma se ekipi i tij i motit kishte punuar gjatë gjithë ditës për të mbajtur sipërfaqet të sigurta në fushën ajrore dhe afër terminalit, duke thënë se “ekipet qëndrojnë në gatishmëri për të ofruar operacione të sigurta këtë mbrëmje dhe në mëngjes”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori