LAJMI I FUNDIT:

Studimi i ri amerikan: Gratë shtatzëna të vaksinuara transmetojnë antitrupa tek foshnjat e tyre

Studimi i ri amerikan: Gratë shtatzëna të vaksinuara transmetojnë antitrupa tek foshnjat e tyre

Sipas studimit të fundit, gratë shtatzëna të vaksinuara u sigurojnë foshnjave të tyre kundër COVID-19.

Gjegjësisht, shkencëtarët matën nivelin e antitrupave në gjak nga kordoni i kërthizës për të përcaktuar nëse imuniteti vjen nga infeksioni coronavirus ose nga vaksinat. Për habinë e tyre, të 36 të porsalindurit në studim nënat e të cilëve morën vaksina Moderna ose Pfizera gjatë shtatzënisë kishin antitrupa mbrojtës.


Për të përcaktuar nëse antitrupat janë shkaktuar nga vaksina ose nga infeksioni në mënyrë natyrale, ekspertët kërkuan antitrupa specifikë që shfaqen pas vaksinimit ose pas tejkalimit të sëmundjes, por edhe një nukleokapsid proteine që është e pranishme vetëm në rastin e infeksionit.

Nga 36 gratë shtatzëna, 31 zhvilluan imunitet përmes vaksinimit. Pesë të tjerat nuk janë testuar për proteinën nukleokapsid, kështu që ekspertët nuk mund të thonë me siguri se si është krijuar mbrojtja, shkruan bloomberg.

“Rezultatet tregojnë nivele shumë inkurajuese të antitrupave në gjakun e kordonit të kërthizës”, tha gjinekologia Linda Eckert nga Universiteti i Uashingtonit.

Pfizer, ndërkohë, ka nisur studimin e vet mbi efektin e vaksinës së tij gjatë shtatzënisë dhe tek të sapolindurit, por është vonuar për shkak të çështjeve etike që lidhen me përdorimin e placebo.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, deri më 11 shtator, vetëm 30 për qind e grave shtatzëna midis moshës 18 dhe 49 vjeç kishin marrë të dyja dozat e vaksinës.

Një studim i quajtur Nivele të larta të antitrupave në gjakun e kordonit nga gratë shtatzëna të vaksinuara kundër COVID-19 u botua në American Journal of Obstetrics & Gynecology-Maternal Fetal Medicine. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori