LAJMI I FUNDIT:

Studimi nga Izraeli: Vaksina e BioNTech pengon transmetimin e virusit

Studimi nga Izraeli: Vaksina e BioNTech pengon transmetimin e virusit

Ende nuk duket fundi i pandemisë. Por ka shpresa pas studimit nga Izraeli mbi transmetimin e virusit pas vaksinimit me vaksinën e BioNTech.

Studimet e fundit në Izrael për efektshmërinë e vaksinës BioNTech janë shpresëdhënëse.


Në këto studime paraprake është provuar, se nga vaksina e BioNTech dhe partnerit amerikan, Pfizer mund të pengohet ecuria e rëndë e sëmundjes Covid-19 në afër 99% të rasteve, ka bërë të ditur Ministria izraelite e Shëndetësisë.

Por edhe një lajm tjetër i mirë vjen nga Izraeli: Në një studim vëzhgues ende të papublikuar të prodhuesit të vaksinës dhe ministrisë izraelite, me gjasa vaksina pengon deri në 90% transmetimin e virusit e me këtë edhe infektimin e një personi tjetër.

Deri tani ishte e paqartë, nëse vaksina mbron vetëm të vaksinuarit apo edhe njerëzit përreth.

Studimi në Izrael sipas raportimeve në media bazohet në të dhënat e 1,7 milionë të vaksinuarve dhe së shpejti do të publikohet me të ashtuquajturën procedurë “Preprint” në një revistë shkencore.

Eksperti gjerman i shëndetësisë dhe politikani socialdemokrat, Karl Lauterbach është shprehur për gazetën “Bild” pas publikimit të lajmit, se “këto vlerësime janë me rëndësi të madhe”.

Vaksina vërtet me këtë mundëson një imunitet të tufës dhe mundëson kthimin në jetën normale.

Në Izrael e kanë marrë vaksinën gati gjysma e 9,3 milionë izraelitëve.

Ky vend është vendi i parë në botë që ka kryer më shumë vaksinime dhe është i përshtatshëm për vëzhgime shkencore në masë. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
IDF njofton se ka vrarë komandantin e Xhihadit Islamik në lindje të Rafahut

IDF njofton se ka vrarë komandantin e Xhihadit Islamik në lindje të Rafahut

Azia
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Anëtari i kabinetit të luftës izraelite kërcënon me dorëheqje nëse Netanyahu nuk ia miraton planin e ri për Gazën

Anëtari i kabinetit të luftës izraelite kërcënon me dorëheqje nëse Netanyahu nuk ia miraton planin e ri për Gazën

Azia
Kalo në kategori