Studioni çdo milioner dhe do të zbuloni se ata ndahen në dy kategori: në kursyes financiar dhe në ata që kanë shitur diçka.
Në studimin Rich Habits, i cili është kryer gjatë një periudhe pesë vjeçare, 135 nga 233 milionerët e përfshirë në studimin kishin treguar se një porcion i madh i përgjegjësive së tyre në punë ka përfshirë shitjen e diçkaje, transmeton Telegrafi.
Pasuria mesatare e këtyre 135 milionerëve ka qenë 5.7 milionë dollarë. 71 për qind e tyre e kanë akumuluar pasurinë para moshës 56 vjeçare, ose mesatarisht, në më pak se 22 vite.
Milionerët që ishin kursimtarë fanatikë kishin pasur një pasuri mesatare prej 3.2 milionë dollarëve, të akumuluar për mesatarisht 36 vite.
Me fjalë të tjera, milionerët e përfshirë në këtë studim që kishin shitur diçka, kishin pasur 2.5 milionë dollarë më shumë sesa kursimtarët e përfshirë në studim, dhe shitësve iu janë dashur 14 vite për ta akumuluar pasurinë që e kanë. Pra, është e qartë se nëse dëshironi të bëheni të pasur në periudhë të shkurtë kohore, duhet të shitni diçka.
Kjo “diçka” mund të jetë ndonjë produkt, si veturë, paisje elektrike etj. Ose edhe mund të jetë ndonjë shërbim, si dizajne, këshilla ligjore, planifikime financiare, ose ndonjë mënyrë e re e të bërit diçka.
Konsiderojini këta shembuj të njohur:
* Warren Buffet e shet ekspertizën e vet financiare.
* Elon Musk i shet veturat e tij Tesla ose përdorimin e raketave të tij Space X.
* Mark Zuckerberg shet reklama në Facebook dhe bën shërbime marketingu.
* Dr. Ben Carson e shet ekspertizën e vet si neurokirurg.
* LeBron James i shet aftësitë e veta si basketbollist.
* J.K. Rowling i shet librat e vet të Harry Potter.
* Taylor Swift i shet këngët e saj për dashurinë.
Pra, më të pasurit nga më të pasurit shesin diçka për ta mbajtur atë status financiar! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Metodat e gjysheve për zbulimin e gjinisë së foshnjës
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe